The Vrapi
Pyrography
Pyrography

Portrete me porosi me pirografi & portrete me laps

The Vrapi Wood burning

Përmasat fillojnë nga 30*50cm+

Realism Technique

Çdo portret me porosi punohet i gjithi me dorë me një stil realistik duke fokusuar detajet më të rëndësishme.

Druri cilësor

Druri që përdorim është dru panje, i fortë që reziston për një kohë të gjatë dhe i bukur estetikisht.

Nuk e di si ta zgjedhesh portretin!?
Kemi një ide për ty

Foto cilësorE

Zgjidhni një foto:
• me madhësi minimalisht 1080 pixels dhe
• që kur zmadhohet të duken detajet e imta, p.sh qepikët e syve në mënyrë që portreti të jetë me detaje të tilla.

Pozim artistiK

Rekomandojmë shumë fortë:
• pozim për portretin që doni të bëni dhe
• jo thjesht foto statike ballore.
Për portretet në dru apo vizatime me laps është e këshillueshme:
• një pozim artistik që mund të shpreh p.sh: eventin, emocionet/ndjesinë e momentit, karakterin e personit.

Ndriçimi i duhuR

Një element tjetër që duhet patur parasysh është ndriçimi i duhur. Mënyra si ju zgjidhni:
• të bjerë drita ne fytyrën e personit krijon atmosferë/skenë specifike,
• eksperimentoni për te krijuar reaksionin që ju pëlqen.

Cropping & InkuadrimI

Nuk rekomandojmë foto të të gjithë trupit apo elementëve që nuk lidhen direkt me personin, p.sh ambjenti.
• fokusohu tek të veçantat e atij personi
• dhe tek fotot bust (ku duken: flokët, veshët dhe tipare të tjera dhe mos të ketë prerje të tipareve)

Kompozimi

Nëse punimi në dru do të ketë më shumë se një person, atëherë bëni ose zgjidhni një foto të kompozuar mirë:
• të gjithë të jenë sa më afër njeri-tjetrit
• të ketë balancë ana e djathtë me të majtën, etj.

Perspektiva & Selfie

Nuk ju rekomandojmë selfie dhe foto të deformuara nga perspektiva e tepërt, pasi në portret në dru apo vizatim me laps mund të krijoj një rezultat ndryshe dhe jo të dëshirueshëm. Gjithësesi, e përdorur me qëllim në mënyrën e duhur mund të krijoni një rezultat të lezetshëm.

New arrival - Portrete me porosi

Stil modern
Per te qene ne kontakt
Ji unik dhe origjinal
The Vrapi portrete me porosi dhe portrete me laps
Projekti The Vrapi ka lindur në vitin 2017, kur për herë  të parë zbulova “piroteknikën” dhe fillova te bej portrete me porosi. Gjatë gjithë kohës po mendoja se çfarë mund të bëja unë me dhuntinë time për të pikturuar dhe dizenjuar, pasi shumë vetë bënin të njëjtën gjë dhe shumë herë më mirë se mua. Në imagjinatat e shumta të çuditshme se si mund t’i ktheja portretet e zakonshme tanimë në diçka unike dhe origjinale që dikush do të mund ta bënte dhuratë, një portret aspak të zakonshëm, thashë do filloj t’i bëj portretet e mija duke i djegur në dru. Më vonë zbulova që kjo teknikë quhej Pirografi.
5/5
Ke ndonje pyetje apo kuriozitet?

Per punime ne fasada apo biznes

Mund të kontaktoni në çdo moment