The Vrapi
Pyrography

Rreth Nesh

Një dhuratë unike për dikë special

Projekti The Vrapi ka lindur në vitin 2017, kur për herë  të parë zbulova “piroteknikën”. Gjatë gjithë kohës po mendoja se çfarë mund të bëja unë me dhuntinë time për të pikturuar dhe dizenjuar, pasi shumë vetë bënin të njëjtën gjë dhe shumë herë më mirë se mua.

Në imagjinatat e shumta të çuditshme se si mund t’i ktheja portretet e zakonshme tanimë në diçka unike dhe origjinale që dikush do të mund ta bënte dhuratë, një portret aspak të zakonshëm, thashë do filloj t’i bëj portretet e mija duke i djegur në dru. Më vonë zbulova që kjo teknikë quhej Pirografi.

Për çdo pyetje na kontaktoni

Rruga 5 Maji, Tiranë, Albania